Panik në Francë, evakuohet Pallati i Versajës, ja arsyeja

Pallati i Versajës është evakuuar për pak kohë pasi shtëllunga tymi u pikasën në mes të punimeve ndërtimore pranë Oborrit të Mermerit, një zonë e kështjellës origjinale të ndërtuar në 1623 nga mbreti francez Louis XIII.

“Associated Press” raporton se për rastin nuk bëhet fjalë për rënien e zjarrit, por tymi dilte nga një “zonë e nxehtë” në dru në çati. Zyra e shtypit raporton se zjarrfikësit arritën ta shuajnë me shpejtësi atë.

Zyra e pallatit tha se nuk kishte të lënduar apo dëmtime në ndërtesë ose në koleksionet e trashëgimisë. Hetimet ishin duke u zhvilluar.

Pallati është një atraksion i madh turistik, me 8 milionë vizitorë në vit. Tymi është vërejtur rreth orës 15:15. dhe turistët u evakuuan shpejt në përputhje me protokollin. Vizitorët u lejuan të hynin brenda në orën 16:30.

Në vitin 2019, katedralja Notre Dame në qendër të Parisit u shkatërrua nga një zjarr që përfshiu çatinë dhe shkaktoi shembjen e majës. Restaurimi i katedrales pritet të përfundojë në fund të vitit 2024.


Shtuar 11.06.2024 22:49

Tags: