VIDEO / Sylvinho dhe Broja ndezin kampin stërvitor në Gjermani, trajneri emocionon shqiptarët dhe flet shqip

Shqipëria është një prej Kombëtareve me interesimin më të lartë të tifozëve në këtë kampionat Europian.

Përpos interesimit të lartë për bileta, tifozët shqiptarë po e tregojnë mbështetjen e tyre edhe në seancat stërvitore.

Një grup tifozës ishin të pranishëm në qendrën stërvitore të ekipit tonë kombëtar, ku kanë mështetur nga afër lojtarët.

Këta të fundit, së bashku me Silvinjon, kanë shkuar për t’i takuar dhe për të dhënë autografe, apo për të shkrepur disa fotografi me personat e pranishëm.

Silvinjo emocionoi shqiptarët, duke i falenderuar në gjuhën shqipe. Gëzimi shihej qartë në fytyrën e trajnerit Brazilian, i cili dukej i kënaqur me përkrahjen e pakushtëzuar të tifozëve për Kombëtaren që ai drejton.


Shtuar 11.06.2024 22:19