Aksident në Vlorë/ Polici i dehur në timon përplaset me “Audin”, shoferja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndës është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një polic nën efektin e alkoolit po drejtonte automjetin e tij ndërsa është përplasur me një tjetër automjet, drejtuesja e të cilit ka përfunduar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Njoftimi i Policisë Vlorë – Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.
Grupi hetimor dhe OPGJ të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 6.06.2024 09:48