Disa orë më parë Chelsea zyrtarizoi trajneri e ri. Enzo Maresca do të ulet në stolin e “Bluve të Londrës”.
Një trajner i vlerësuar, pasi sezonin e fundit e mbylli si kampion me Leicester në Championship, duke i rikthyer në Premier League.
44-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Teksa pas firmosjes, Maresca ka folur për herë të parë si trajner i Chelseat.
“Është një ëndërr për çdo trajner që të ketë këtë rol te Chelsea, pasi janë një nga klubet më të mëdha në botë.
Kjo është edhe arsyeja pse jam kaq i emocionuar për këtë mundësi që më është dhënë. Mezi pres të punoj te një klub i tillë.
Këtu ka një grup lojtarësh të talentuar, për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, është shprehur trajneri i ri i Chelsea-t, italiani 44-vjeçar, Enzo Maresca.