Ditën e sotme UEFA ka publikuar ndarjen në 8 grupe të skuadrave që do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Konferencës, teksa shorti do të hidhet nesër në orën 13:00.
Në këtë kompeticion të ri marrin pjesë: Partizani, Vllaznia dhe Laçi. Interesant është fakti se Partizani mund të luajë me Llapin e Podujevës në Kosovë, ndërsa Laçi kundër FK Podgoricës në Mal të Zi.
Rivalët e mundshëm të Partizanit:
FC Sfintul George (Moldavi)
Dinamo Batumi (Gjeorgji)
KF Llapi (Kosovë)
FC Urartu (Armeni)
Rivalët e mundshëm të Laçit:
FC Noah (Armeni)
Milsami Orhei (Moldavi)
FK Podgorica (Mal i Zi)
Dila Gori (Gjeorgji)
Rivalët e mundshëm të Vllaznisë:
Fehervar (Hungari)
Sutjeska (Mal i Zi)
Petrokub Hincesti (Moldavi)
Shiroki Brijeg (Bosnje)