Rodrygo Goes ka dhënë një intervistë për GQ Hype para finales së Ligës së Kampionëve, ku braziliani beson se Real Madrid tashmë ka lënë pas rivalin e tij më të vështirë, që ishte Manchester City.
Ai e konsideron Borussia Dortmundin si një kundërshtar të vështirë në ndeshjen vendimtare, duke mos e llogaritur Real Madridin si favorit.
“Të jem i sinqertë, ne e dinim se ata ishin më të mirë. Për mua ata janë ekipi më i mirë në botë, ai që luan futbollin më të mirë. Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar, por kjo nuk do të thotë se është do të jetë e lehtë tani të fitojmë finalen. Me Bayernin ishte shumë e vështirë dhe me Borussia do të jetë gjithashtu shumë e vështirë”.
“Thuhet se Real Madridi nuk humbet kurrë në finale dhe shpresoj të jetë sërish kështu, gjithmonë e kam parë Real Madridin të fitojë të gjitha finalet dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu”.
“Unë gjithmonë them që një finale është 50/50. Sigurisht duke qenë Madridi ata gjithmonë na vendosin si favorit, por për mua është ende 50/50”, ka thënë Rodrygo.
Finalja zhvillohet në Wembley të shtunën nga ora 21:00. /Telegrafi/