Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar logon për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, që shënon më datë 12 Qershor.
Kurti ka ndarë me ndjekësit logon, ndërsa ka shpjeguar edhe kuptimin e saj.
Ai thotë se logo është me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern, në të cilën shihet pëllumbi i bardhë si simbol i paqes, dhe shqiponja dykrenare që sipas tij është ngulitur thellë në historinë e identitetin kombëtar.
Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern.
Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar.