“Dua të plotësoj ëndrrën e gjithë shqiptarëve dhe të babit tim”! Armando Broja: E kam gjithmonë në mendje, Shqipërinë ta çojmë në Botëror

Armando Broja ka dhënë rrëfimin e parë në një media shqiptare.

Sulmuesi i Chelsea ishte i ftuar në emisionin që transmetohet në Youtube dhe i dedikohet Kombëtares, Koha Shtesë, ku ka folur për gjithçka para Euro 2024 rreth Kombëtares, karrierës së tij dhe kundërshtarëve që do të na presin në Gjermani.

Shqipëria në Botëror?

– “Është padyshim objektivi im, e kam në mendje gjithmonë. Është e madhe jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët që nuk kanë shkuar kurrë në Botëror. Është gjëja më e madhe që mund të bësh si vend. Në Botëror nuk futen të gjitha, por vetëm më të mirat.

Ne kishim qenë afër në një rast, por kemi edhe disa shanse të tjera përpara dhe uroj të shkojmë aty, dua të bëj ëndrrën realitet për të gjithë shqiptarët dhe babin”, tha Broja.


Shtuar 28.05.2024 21:27