Nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e saj: Ka qenë e turpshme dhe pak e frikësuar (VIDEO)

Tina Knowles, nëna e Beyonce ka ndarë së fundmi disa informacione për yllin e pop-it të cilat nuk i kemi ditur më parë. Konkretisht, në një video për Vogue, të cilën e ka shpërndarë në Instagram, 70-vjeçarja ka treguar për vajzën e saj: “Beyonce ka qenë shumë e turpshme dhe pak e frikësuar. Ditën që ajo u ngrit për dikë, ajo nuk u ngrit për veten e saj. Jam shumë e emocionuar duke folur për të, nuk mund të jem më krenare se kaq për vajzën time”.

Knowles foli gjithashtu për vajzën tjetër të saj, Solange teksa e përshkruan si një “aktiviste” të zellshme. Ajo ndër të tjera gjeti kohë të fliste edhe për Kelly Rowland, të cilën e ka konsideruar prej kohësh si vajzën e saj. Rowland ishte pjesë e “Destiny’s Child” së bashku me Beyoncé dhe u zhvendos me familjen e saj kur ajo ishte adoleshente.

“Kelly ishte gjithmonë ai fëmijë që u përpoq t’i mbronte të gjithë.  Çdo fëmijë është i ndryshëm! Por gjithçka është kaq e veçantë. Unë besoj se fëmijët lindin me personalitetin e tyre. Të treja vajzat e mia i trajtuan gjërat shumë ndryshe. Mësoni personalitetet e tyre dhe respektoni individualitetin e tyre. Gjithmonë lavdëroni ndryshimet pozitive dhe kushtojini vëmendje gjërave për të cilat mund të jeni krenarë për to”, shprehet Knowles.

View this post on Instagram

A post shared by Tina Knowles (@mstinaknowles)

 


Shtuar 28.05.2024 14:21