Reims do të bëjë shumë ndryshime gjatë merkatos së verës. Skuadra franceze e mbylli këtë sezon në vendin e 9-të me 47 pikë, 4 pikë më pak se Lens që siguroi pjesmarrjen në Conference League.
Drejtuesit fillimisht kanë nisur punën për gjetjen e një timonieri të ri, i cili më pas do të ndërtonte skuadrën. Kështu sipas “L’Equipe” bëhet e dije se në radarin e tyre ka rënë Ancelotti.
Sigurisht nuk bëhet fjalë per Carlon, por për djalin e tij Davide Ancelottin. Ky i fundit është pjesë e stafit të trajnerit italian te Reali dhe Reims synon transferimin e tij.
Kujtojmë se 34-vjeçari ka kontratë të vlefshme me madrilenët deri në qershor të vitit 2026 dhe mbetet të shihet nëse Davide do të “ndahet” nga babai për të nisur karrierën si trajner i parë.