Mourinho: Dje Zoti po shikonte futboll

Ish-trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho zbuloi në një intervistë për “TalkSPORT” se ai qau dhe u lut pasi pa dje Christian Eriksenin duke u shembur në tokë në ndeshjen e Euro 2020 kundër Finlandës dje.

Për fat të mirë, pasi mori trajtim në fushë në fundin e pjesës së parë, Eriksen u dërgua më pas në spital dhe u stabilizua.

“Kam qarë dje, jam lutur dje për Eriksenin. Zoti po shikonte futboll dje”, tha shkurtimisht Jose Mourinho.

Trajneri nga Portugalia tha se ai kishte biseduar me yllin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili dukej i sigurt për gjendjen e Eriksen.

Eriksen luajti nën urdhrat e Jose MourinhoS te Tottenhami dhe aty ishte edhe fundi i aventurës së tij me skuadrën angleze.


Shtuar 13.06.2021 23:51