Klubet e Premier Ligës do të votojnë për ta mbajtur ose hequr VAR-in

Klubet e Premier Ligës do të votojnë në mbledhjen e përvitshme të përgjithshme muajin e ardhshëm për ta hequr ose mbajtur Referin Video-Asistues (VAR).

VAR-i ka hyrë në përdorim në ligën elitare angleze që nga viti 2019, duke ndihmuar në vendimmarrje por edhe duke krijuar kundërthënie.

Sezoni i sivjetmë ka sjellë shumë polemika, duke shtyrë Wolverehamptonin që ta çojë kërkesën për heqje të VAR-it, e për çka do të votohet sivjet.


Shtuar 15.05.2024 19:48