VIDEO / As Muçi dhe as Rey Manaj, Sokol Cikalleshi shënon golin e 13-të në Turqi

Sokol Cikalleshi ka tundur rrjetën në ndeshjen e Konyasport përballë Samsunspor të Arbnor Mujës i cili e nis nga stoli.

Veterani i Kombëtares ishte autor i golit të tretë dhe ai që vulos 3 pikët për Konyan që hedh një hap të rëndësishëm për mbijetesën.

Për bomberin kuqezi ky është goli i 13-të këtë sezon, ndërsa ka dhuruar edhe 6 asiste.

Formë mjaft e mirë para Europianit aty ku do të ketë një peshë të rëndësishmë brenda grupit.