Agjenti i Modric konfirmon datën se kur do të merret vendimi final për të ardhmen e kroatit

Real Madridi dhe Luka Modric duket se më në fund do të marrin një vendim të përbashkët sa i përket të ardhmes së mesfushorit gjatë javës së ardhshme.

Modric pritet që të ndryshojë rrugë pas nënshkrimit të kontratës njëvjeçare, teksa po synon një aventurë të re larg nga Madridi.

Reprezentuesi kroat raportohet se ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e minutave gjatë muajve të fundit, ndërsa thuhet se raporti i tij me Carlo Ancelottin nuk është më i miri i mundshëm.

Sidoqoftë, përkundër spekulimeve, Modric dhe Ancelotti kanë mbajtur një marrëdhënie pune të shkëlqyer teksa Real Madridi siguroi titullin e La Ligas.

Modric është përdorur nga Ancelotti gjatë rrugëtimit të tyre deri në finale të Ligës së Kampionëve, por vendimi i tij duket se tashmë është marrë.

Teksa një përditësim mbi kontratën që do t’i skadojë Modric pritet të vjen, agjenti i tij Vladika Lemic ka folur rreth kësaj çështje, duke konfirmuar se një vendim do të merret para finales që luhet më 1 qershor.

“Deri më tani nuk ka asgjë të qartë sa i përket të ardhmes së Modric me Real Madridin. Javën e ardhshme gjërat do të jenë më të qarta për ne”, ka thënë Lemic për Marca.

Modrick a bërë mbi 500 paraqitje me fanellën e ‘Los Blancos’ që prej transferimit të tij në vitin 2012 nga Tottenhami, duke fituar katër tituj të La Ligas dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


Shtuar 11.05.2024 18:15