Përdori “Photoshop” për vajzën 2 muajshe? Arbenita sqaron rrjetin (FOTO LAJM)

Një foto e vajzës e publikuar nga Arbenita Ismajli në Instagram, ka bërë që drejt saj të drejtohen një lumë kritikash. Kjo pasi ndjekësit shkruajnë se ajo ka edituar foton e Ninës me efekte dhe filtra, duke nënvizuar se nuk ka nevojë për diçka të tillë se është fëmijë.

“Femija nuk ka nevoj per photoshop dhe pastrim te fytyres” -shkruan një ndjekës, teksa të tjerë thonë se “Nina është një engjëll, pse duhet ta bësh me efekte?”.

Ka nga ata komentues që shkojnë edhe më larg duke ofenduar të voglën: “Hahaa kurr skom pa bebe qe doket si e gru n ftyr haha MashAllah”.

Këto kritika Arbenita nuk i ka pritur aspak mirë dhe u është kundërpërgjigjur përmes një sërë statusesh në Instastory. Ajo tregon se aplikacioni që ka përdorur është Remini, i cili pastron fotot dhe rrit cilësinë e tyre.

“Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz. E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve”.-shkruan Arbenita.

Për ta përmbyllur, ajo ka postuar një video simpatik të vajzës, Ninës, me gjuhë jashtë duke deklaruar se kjo është “përgjigja e saj” për ata që tregojnë urrejtje.


Shtuar 13.06.2021 09:29