Kombëtarja e Belgjikës është duke mposhtur Kombëtaren e Rusisë me rezultat 1 – 0.
Ishte qendërsulmuesi Romelu Lukaku që gjeti golin pas një gabimi të mbrojtësit (10′).
Lukaku pasi shënoi golin, ia dedikojë bashkëlojtarit të Interit, Christian Eriksen që para disa orëve ishte duke luftuar me jetën, por fatmirësisht ia doli të mbijetojë.
“Chris te dua”, ishin fjalët e Lukakut drejtuar kamerës.