E FUNDIT/ Trafikonte drogë, bie në pranga efektivi i “Shqiponjave”

Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë, ku në pranga ka rënë një efektiv policie.

Mësohet se në pranga ka përfunduar një efektiv i “Shqiponjave”, i cili punonte në Sarandë pasi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike.

Deri më tani është njoftuar se efektivi i arrestuar është 38-vjeçari me iniciale L.M., lindur në Fier dhe banues në Sarandë. Operacioni vijon ende për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.


Shtuar 12.06.2021 21:15