Parashikimi i motit për të martën, ja si do të luhaten temperaturat

Sitën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 26 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.


Shtuar 29.04.2024 23:22

Tags: ,