Deklarata e Heidit në dhomën e rrëfimit për Romeon: Është maskilist…

Ditën e sotme, në “Big Brother Fan Club”, u diskutua sërish vërtetësia e lidhjes së Romeos dhe Heidit. Aty u zbulua edhe videoja me deklaratën e plotë të Heidit, e bërë në dhomën e rrëfimit lidhur me mos qëndrimin e Romeos në suitën e dhuruar nga Vëllai i Madh për çiftin.

Heidi thotë se në mesazhin e dronit, thuhej që Romeo është maskilist dhe fallco.

“Unë e kisha mendjen me bë qef, me ndejt te ai ambienti dhe ai ishte jashtë t`u pi cigare, t`u shfry nervat. Si të vjen ty me ndejt jashtë, kur kemi një super ambient të ri, aty prisja të shifja vaskën bashkë me Romeon, por aty kisha Gracianon, Julin dhe Eglën, dhe ai i fut një të qeshme që është shenjë nervozizmi dhe ikën.

Ata që e kanë çuar dronin, janë ata që mendojnë se Romeo po luan dhe më paralajmërojnë mua që të hap sytë. Dhe në mesazh thuhet që ai është maskilist dhe fallco, kjo i bie me i hedh poshtë të gjitha, por gjithsesi unë qëndrimin tim do mbaj”, tha Heidi.


Shtuar 28.04.2024 15:14