Sanksionet e Bashkimit Evropian, të shpallura pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, janë “për keqardhje” sepse vendi veproi në vetëmbrojtje, tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në një postim në rrjetet sociale X.
Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone kundër Izraelit në hakmarrje për bombardimin e supozuar izraelit të kompleksit të ambasadës së tij në Damask.
Dje, të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord në parim për të zgjatur sanksionet kundër Iranit, për të zgjeruar masat kufizuese ndaj eksporteve të Teheranit të dronëve ose raketave për grupet militante pranë Iranit dhe Rusisë.
It is regrettable to see the EU deciding quickly to apply more unlawful restrictions against Iran just because Iran exercised its right to self-defence in the face of Israel’s reckless aggression. The EU should not follow Washington’s advice to satisfy the criminal Israeli…
— H.Amirabdollahian امیرعبداللهیان (@Amirabdolahian) April 23, 2024
“Është e trishtë të shohësh BE-në që të vendosë shpejt dhe të zbatojë më shumë kufizime të paligjshme kundër Iranit vetëm sepse Irani ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë agresionit të rrezikshëm të Izraelit,” shkroi Amirabdolakhian në X, përpara se t’i bënte thirrje BE-së të sanksionojë Izraelin në vend të Iranit.