Tronditëse/ Gjenden 5 trupa të pajetë në një shtëpi, mes tyre dy fëmijë

Një ngjarje rëndë, është regjistruar në SHBA, ku pesë persona, përfshirë dy fëmijë, janë gjetur të vdekur në Oklahoma.

Sipas policisë, mendohet të jenë vrarë.  Viktimat ishin një burrë dhe një grua, dhe dy fëmijë të moshës 12 dhe 15-vjeç.

Ndërsa viktima e pestë ishte një i sapodiplomuar.

Sipas një raporti, policia tha se një 10-vjeçar i kishte gjetur trupat.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa tha se në trupin e burrit u gjet një armë.


Shtuar 23.04.2024 09:45