Gjatë një operacioni të nisur në orët e para të mëngjesit, karabinierët e Veronës në Itali, kanë arrestuar 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar në cilësi të ndryshme, si drejtues të një trafiku të gjerë lëndësh narkotike në bashkitë e Valpolicellës dhe në provincën e Veronës.
Me këtë rast, është urdhëruar edhe sekuestrimi parandalues i një restoranti të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet se është vend furnizimi dhe shpërndarje për lëndën narkotike.
Hetimet kanë zhvilluar që nga viti 2022, pas zbulimit të disa armëve që çuan në arrestimin në flagrancë të 5 personave.
Operacioni është ende në vijim.