Marash Kumbulla firmosi verën e kaluar për Romën pasi shkëlqeu me ekipin e Veronës, shkruan Albeu.com.
Përmes një postimi në Instagram, mbrojtësi shqiptar i cili luajti në dy sfidat e fundit miqësore të Shqipërisë, bën bilancin e sezonit me aspektet negative dhe ato pozitive teksa veçoi edhe dëshirën e madhe për të luajtur sa më shpejt përballë tifozëve të Romës në “Olimpico”.
Postimi i plotë:
“Pas dy provave të rëndësishme me ekipin tim kombëtar, sezoni im ka mbaruar. Për mua ishte emocionuese: debutimi im me fanellën e Romës në garat europiane, goli im i parë me këtë fanellë, goli im i parë në Serinë A, rritja ime me Shqipërinë, me të cilën kam një ëndërr dhe synimin e arritjes së objektivave të rëndësishëm. Ka pasur kaq shumë gjëra pozitive. Nga ana tjetër, ato negative më ndihmuan shumë për të mësuar. Është vetëm fillimi dhe unë dua të vazhdoj të rritem. Mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm dhe shpresoj që më në fund të jem në gjendje të takoj tifozët në “Olimpico”. Faleminderit!”.
Kumbulla vetëm 21 vjeç, konsiderohet si e ardhmja e kombëtares kuqezi e gjithashtu e Romës dhe në sezonin e ardhshëm e pret një sfidë e madhe, të stërvitet nga Jose Mourinho. /albeu.com/
View this post on Instagram