Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, në të gjithë territorin, me reshje intensive shiu, por prej dy ditësh edhe me reshje dëbore, veçanërisht në veri.
Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur dhe në Shkodër, por situata s’është problematike.
Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë.
Qarkullimi në këtë aks por edhe në mbarë Shkodrën deri më tani është i hapur.
Nderkohe reshjet e shumta të shiut në Vlorë kanë sjellë problematika në disa akse rrugore.
Qarkullimi është bllokuar nga prania e ujit në lagjen ‘Rilindja’ apo siç njihet në Vlorë, rruga ‘Albano dhe Romina’.