Rrëfimi i Mit’hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit dhe përballja me drejtuesin komunist pas ‘90

Janë të shumtë ata që e njohin Mit’hat Havarin si ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, veçanërisht për vendosmërinë e tij për të luftuar bandat e kohës dhe zbatimin e ligjit. Por Havari ka dhe një anë tjetër, atë të përballjes me regjimin komunist të kohës, me të cilin ka pasur jo pak andralla për shkak të sjelljeve të tij liberale dhe shprehjes së mendimit ndryshe. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Mit’hat Havari rrëfen ish-Sigurimi i Shtetit i hapi dosje dhe përballjen me ish-drejtuesin e lartë komunist pas rënies së regjimit.

“Unë fillova të agjitoja kundër pushtetit dhe rashë në sy të tyre, sigurisht  dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Në korrik të 1982 mua më është hapur dosja e Sigurimit të Shtetit me nr. 4171 të cilën unë e disponoj sot. Dosja ime është hapur në korrik të vitit 1982 dhe pas hapjes së dosjes filloi procedura, ndërkohë unë flisja dhe jam thirrur në dhjetor të vitit 1983 në Komitetin e Partisë të Rrethit të Elbasanit nga Sekretari i Dytë i atij qyteti dhe quhej Fatmir Selimi. Më ka thirrur bashkë me gruan , me timë shoqe Majlidën, sot nënë e tre fëmijëve dhe me vëllain tim. Më akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe ai u soll shumë ashpër me mua. Kështu mora goditjen e parë.

Ai ka vdekur, por e kam thirrur kur erdha në pushtet në vitin 1992. Dërgova shoferin dhe e mora me makinë në mënyrën më të kulturuar të mundshme, të makinës së kryetarit të Degës së Brendshme që atëhere as nuk u afroheshe, jo më të hipje armikun. Rrinte si pulë, e lashë pak përjashta të priste  të jem i sinqertë.

Unë e pieta: Si jeni mir?Më njeh i thash?

Jo më tha. Ky është nga ata aq të pandershëm, aq pa dinjitet. Kanë qenë pa dinjitet, e mohoi më tha nuk e mbaj mend.

‘Kaluan vetëm 8 vjet’, i thashë që më ke thirrur në zyrë bashkë me gruan. Janë raste të veçanta, ti nuk thërret çdo ditë nga ne, e shumta 10 në një vit dhe ki kurajon të thuash. Siç e sheh unë nuk isha kriminel, por isha djalë Shqipërie që e doja Shqipërinë më shumë se ty, e doja këtë sistem të kohës që vjen si zotëri me makinën time dhe unë të pyes dhe nuk ke kurajon që të thuash , po ai ishte sistemi, kam bërë lavazh truri dhe them që ishin gabime.

Kë kisha vrarë, kë kisha prerë, doja një botë ndryshe, të isha i lirë. Unë punoj bashkë me vajzën tënde”. Punonte në prokurori,  tani lexova që e ka larguar vetingu për shkak të pasurisë. U thirra herën e dytë. Ka qenë 31 dhjetor 1987. U thirra herën e dytë nga një Sekretar tjetër i Komitetit të Partisë, por ai ishte më I kulturuaar, më I qytetarëruar në diferencë nga ai dogmatiku i pare”, shprehet  Mit’hat Havari.


Shtuar 21.04.2024 10:55