Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Përmes një postimi në rrjetin spocial X Gonzato bën me dije se kanë biseduar për mbështetjen e plotë për “institucionin më të lartë të drejtësisë në vend”, duke iu referuar Gjykatës Kushtetuese
“Diskutuam për punën e Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë”, shkruan ambasadori i BE-së në Tiranë.