Zjarri në QSUT, ministrja Albana Koçiu jep “llogari” para Komisionit të Shëndetësisë

Sot 15 prill nisi mbledhja e radhës e Komisionit për Punë, Çështje Sociale dhe Shëndetësi.

Ashtu sikur se u kërkua në mbledhjen e kaluar, sot prezente në Kosmision është edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zonja Albana Koçiu, e cila do të japë informacione lidhur me situatën e krijuar në QSUT pas zjarrit që ra në katin e parë të urgjencës disa javë më parë. Në fjalën e saj Koçiu tha se zjarri në QSUT po hetohet nga Prokuroria.

Ministrja tha se nga të dhënat paraprake të hetimeve, rezulton se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të spitalit. Ajo thotë se puna në QSUT vijon normalisht.

“Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme. Kjo falë protokolleve të ndjekura dhe standardeve në ndërtim, janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin” është shprehur Koçiu.


Shtuar 15.04.2024 11:58