Chelsea kishte humbje marramendëse prej 290 milionë euro, po përpiqet t’i shpëtojë dënimit duke e shitur hotelin te pronarët e klubit

Humbjet operative të Chelseat për vitin financiar 2022/23 ishin 290 milionë euro, siç konfirmohet nga klubi në raportin e tyre të fundit financiar.

Humbjet e Chelseat ishin pothuajse 115 milionë euro më shumë se klubi i dytë më i madh me humbje në Ligën Premier të atij sezoni, që ishte Leicester City, i cili pësoi një humbje prej 177 milionë euro dhe arriti të binte nga kategoria.

Për t’i shpëtuar ndëshkimit nga Liga Premier për shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë së ligës, Chelsea u detyrua të shesë hotelin Millineum te BlueCo për 88 milionë euro.

BlueCo është një konsorcium i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake, të cilët blenë Chelsean nga qeveria britanike në maj 2022.

Pra, Chelsea në thelb ia shiti hotelin këtij konsorcium, apo pronarëve të klubit.

Chelsea konfirmoi se ata shpenzuan 869 milionë euro për blerjet e lojtarëve midis 2022 dhe 2023, por rikuperuan vetëm 236 milionë euro në shitjet e lojtarëve brenda së njëjtës periudhë. Kështu, klubi pësoi humbjet më të larta ndonjëherë në një vit të vetëm.

Pas shitjes së hotelit të tyre ‘për vete’ dhe amortizimit të tarifave të transferimit të lojtarëve për kontratatë shtatë dhe tetë-vjeçare.

Chelsea tani shpreson t’i shpëtojë ndëshkimit pasi rregullat e Premier League PSR lejojnë klubet të humbasin 122 milionë euro për një periudhë trevjeçare.

Lajmi i mirë është se Chelsea mund t’i shpëtojë ndëshkimit edhe pa shitur lojtarë nga akademia si Conor Gallagher, mund t’i gjenerojë fitime serioze në dy vitet e ardhshme financiare.

Everton u dënua me 10 pikë plus dy të tjera për thyerjen e rregullave. /Telegrafi/


Shtuar 13.04.2024 18:59