Taulant Balla i ftuar në News24 ka deklaruar se mbi 90% e shqiptarëve ishin pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta dje në Kuvend.
Ndër të tjera ai tha se reagimi i PD-së ditën e djeshme pas shkarkimit të presidentit, ku i doli në mbrojtje Ilir Metës, ishte shkruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe jo nga Lulzim Basha.
“Ne do të presim një prokuror tjetër të përgjithshëm. Më 8 maj, në emër të PS dhe grupit të saj parlamentar i kam bërë thirrje PD dhe Bashës që ta mbështeste Komision hetimor edhe pse janë në kuvend. Besoj se më shumë se 90 e kusur përqind e shqiptarëve e kanë mbështetur shkarkimin e Metës. Nëse doni t’ju them një shumicë, 98 % e atyre që janë votues të PS dhe atyre që janë votues të PD. Thirrja për Bashën ishte që PD të distancohej nga Ilir Meta. Fakti që PD e një deklaratë pa emër mori në mbrojtje Ilir Metën, ishte një deklaratë nga Sali Berisha dhe jo e shkruar nga Basha. Nëse Basha do të marr autorësinë e asaj deklarate ka një hall se mos i shtohet një kandidat tjetër për kreun e PD. Askush mos të mendojë se PS i ka hyrë këtij procesi për një axhendë të vetën të marrjes së këtij institucioni nga një përfaqësues i saj.
E vetmja parti që ka pasur dhe Presidencës ka qenë 1, e rasti i Meidanit. Ilir Meta ishte propozim i përbashkët i PS dhe PD. PD s’ka pasur një president që i ka shërbyer më shumë se Ilir Meta, më i paepur se sa oficeri Bujar Nishani. Meta është një president i shkarkuar. Kjo është një çështje që me PD në shtator do na duhet të startojmë me një komision të posaçëm të nevojës për të startuar disa reforma.”, tha ai