“Bravo duhet të më dënoni” – Blerando tregon se është gjobitur nga Policia e Kosovës

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, tregon se është gjobitur së fundmi nga policia.

Këtë e ka njoftuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ai u shfaq krah policëve të Kosovës, gjersa zbuloi se u gjobit pasi ka shkelur rregullat e komunikacionit.

“Bravo, duhet me më dënu”, tha këngëtari në videon me dy pjesëtarë të policisë të cilëve ua shkroi edhe emrat.

“Më mirë me arrit vonë se hiç”, shkroi më tej artisti i njohur.

Blerin Lajçi (emri i vërtetë) mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother.

Ai u cilësua si një nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni, ndonëse arriti të shkonte deri në finale.


Shtuar 9.04.2024 17:46