Pas zhvlerësimit total të zarfit të zi, i cili supozohej të përjashtonte konkurrentët për dhunën në emision, BB izoloi në “Dhomën e Bardhë” Eglën, Ilnisën dhe Meritonin.
Dy prej tyre, Vëllai i Madh ka vendosur t’ia falë dhunën që i përjashtoi me zarf të zi, një tallje e madhe kjo me publikun që i ndjek. Mes Eglës, Ilnisës e Meritonit, njëri do të eliminohet e dy do të rikthehen në shtëpi. Madje, ju vazhdoni votoni sa të doni, por produksioni s’jua merr ndonjëherë për bazë votat e tallet edhe me paratë tuaja. Kjo sepse duket se konkurrenti që do të eliminohet është Ilnisa.
Në rrjet po qarkullon një video ku Françeska, me urdhër të BBV, po i bën gati valixhen Ilnisës për të shtunën.
@portal__news