Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e 27-vjeçari Emiljano Paloka në Velipojë, më 2 prill. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45, në malin e Kolajve në Velipojë. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes. Bëhet fjalë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Ndërkohë Emiljano Paloka vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.