Mesditën e kësaj të mërkure, rreth orës 12:40, një tërmet i fuqishëm ka goditur Malin e Zi.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, magnituda e tërmetit ka qenë 4.7 ballë e shkallës Rihter.
Ndërsa thellësia fokale, është llogaritur në 9 km. Epiqendra e lëkundjes sizmike raportohet të jetë pranë kryeqytetit, Podgoricës.
Ende nuk raportohet dëme në ndërtesa apo njërëz të lënduar. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë.