Frika për sulme terroriste në stadiume, Premier Liga u dërgon letër klubeve angleze

Në radhët e futbollit anglez ka një shqetësim të madh për një sulm të mundshëm terrorist në një nga stadiumet e Premier Ligës.

Sipas “Daily Mail”, liga angleze u ka dërguar një letër përkatëse skuadrave të saj duke u kërkuar atyre që tani e tutje të jenë të kujdesshëm në çdo ndeshje.

Shkak për këtë veprim të Premier Ligës ishte sulmi terrorist i ndodhur në Rusi pak ditë më parë me 137 viktima.

Siç thekson faqja angleze, ky dokument është dërguar ditët e mëparshme përpara të dielës së kaluar, e cila ishte e diela e Pashkëve për katolikët, por duke vënë në dukje se do të dëshirohej që kjo vigjilje të ishte për ndeshjet e tyre të ardhshme, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.


Shtuar 1.04.2024 17:21