Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka mbikqyrur nga afër procesin e vaksinimit të arsimtarëve.
Manastirliu ka ndarë pamje nga procesin e vaksinimit i cili po vijon në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, teksa pedagogët, mësuesit dhe edukatorët marrin dozën e dytë të vaksinës anticovid.
Ndërkohë që deri më tani, vaksinimi është mbyllur për bluzat e bardha; efektivët e Policisë; punonjësit e transportit publik, etj. Ndërsa tek të moshuarit, është kapur fasha e vaksinimit +65 vjeç.