Caktohen nga UEFA arbitrat për ndeshjen hapëse të “Euro 2020”

Kampionati Europian 2020 do të ngrejë siparin të premten në mbrëmje në stadiumin “Olimpico” të Romës, me sfidën hapëse që do ta luajnë të zotët e shtëpisë përballë Turqisë, ndërsa UEFA ka zyrtarizuar sot edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në atë takim.

Kështu holandezi Danny Makkelie është përzgjedhur nga qeveria europiane e futbollit për të drejtuar takimin Itali-Turqi, ndërsa asistentë të tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan De Vries, gjithashtu holandezë.

Gjyqtare e katërt do të jetë francezja Stephanie Frappart, e cila u bë edhe femra e parë që arbitroi një ndeshje në Champions League, ndërsa arbitër i VAR-it do të jetë holandezi tjetër Kevin Blom.


Shtuar 10.06.2021 09:42