Sulmuesi shqiptar e mbyll me klubin turk, 29-vjeçari rikthehet në Suedi

Arbër Zeneli mbyll aventurën e tij në Turqi me Adana Demirspor pas 7 muajsh. Sulmuesi i Kosovës ka vendosur të largohet nga Turqia, për t’u rikthyer aty ku nisi karrierën si futbollist.

Zeneli është prezantuar te ekipi i IF Elfsborg në Suedi. 29-vjeçari shqiptar ra dakord t’i jap fund marrëveshjes me Adana Demirspor, duke u transferuar me parametra zero te klubi suedez. Me këta të fundit, Zeneli ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

“Arbër Zeneli kthehet në shtëpi te IF Elfsborg pas 8 vitesh dhe ka nënshkruar kontratë deri në sezonin 2027”, shkruhej në postimin e prezantimit të bërë nga klubi suedez.

View this post on Instagram

A post shared by IF Elfsborg (@ifelfsborg)


Shtuar 27.03.2024 21:04