Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit tentuan të trafikonin nëpërmjet portit të Durrësit drejt Italisë 13 kilogramë me 30 Prill të vitit të shkuar. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.
Njoftimi i plotë:
- Në përfundim të hetimeve rezultoi e provuar se: Nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës me datë 30.04.2023 rreth orës 03:20 është bere arrestimi ne flagrance i shtetaseve Mikel Pici dhe Piro Rrushi. Arrestimi i tyre eshte kryer, pasi me date 29.04.2023 ora 22:30 gjate perpunimit ne terminalin e mjeteve te renda ne Piken e Kalimit Kufitar Port Durres, ne automjetin tip autobus i markes Irisbus, me targa AB237DN, u gjenden te fshehura 26 (njezete e gjashte) pako me peshe 13.750 (trembedhjete pike shtateqind e pesedhjete) kg e dyshuar lende narkotike e llojit Heroine. Gjate kontrollit personal te shtetasit Mikel Pici atij ju gjenden dhe ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 0.3 (zero pike tre) gr lende e dyshuar Kokaine. Gjithashtu ne lidhje me kete ngjarje jane sekuestruar gjithsej 8 telefona celulare ne cilesin e proves material, sipas pershkrimit ne proceverbalet e sekuestrimit.
- Nga hetimi rezultoi se pronari i firmes se kamionave eshte shtetasi Mikel Pici.
III.
- Pas snjalizimit te skanerit dhe me qellim per te bere te mundur verifikimin e ketij informacioni nga ana e sherbimeve te policies Kufitare te Portit Detar Durres, jane marre masa dhe eshte organizuar puna per te bere kontroll fizik te ketij mjeti. Ne pjesen e shenuar nga ana e skanerit me shenjen “Red”, eshte kontrolluar duke i kushtuar rendesi çdo elementi te dyshuar, pas kontrollit u gjenden te fshehura 26 (njezete e gjashte) pako me peshe 13.750 (trembedhjete pike shtateqind e pesedhjete) kg e dyshuar lende narkotike e llojit Heroine. Me pas eshte ushtruar kontrolli i baneses se shtetasit Mikel Pici nga punonjesit e policise Kavaj dhe nga punonjesit e policise Fier eshte kryer kontrolli i baneses se shtetasit Piro Rushi, ku nuk ka rezultuar ndonje gje ne interest e hetimit.
- Është pyetur shtetasi Mikel Pici pronar i firmes “Keli Travel” i cili shprehet se: eshte pronari i automjetit dhe ka agjensin e tij “Keli Travel” te cilin e ka dhe te rregjistruar dhe prane qendres se biznesit. Ne lidhje me lenden e gjetur ne autobuz ky shtetas deklaron se ska asnje dijeni per kete.
VII.
VIII. Është marrë deklarim shtetasit Piro Rushi shofer prane firmes “Keli Travel” i cili ne deklarimin e tij shprehet se ka rreth 30 vite qe punon si shofer autobuzi, ndersa ne kete fime ka rreth 6 vite qe punon. Ai shpreht se rreth ores 13:00 ka shkuar ne Rrogozhine ku gjendej autobusi. Atje eshte takuar me pronarin Mikel Picin dhe ka filluar qe te laj autobusin per ta bere gati per udhetim, ndersa Mikeli eshte marre me punet e tjera ne thertore. Shtetasi Piro Rushi shprehet se ka shkuar se bashku me shtetasin Mikel Pici drejt Portit te Durresit, ku me pas Mikeli eshte marre me prerjen e biletave te udhetarve.
- Në vijim të hetimit janë marrë dhe kqyrur pamjet filmike të qytetit të Fierit, nga të cilat ka rezultuar se mjeti me targa AB237DN ka hyrë në qytetin e Fierit në datën 26.04.2023 ora 17.46 (i konstatuar tek vendi i quajtur vija e ngjalës) dhe ka shkuar në drejtim të një servisi pranë karburant “Joti” shpk në rrugën e Patosit ku ka ndërruar dy gomat e para të autobusit dhe është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit në orën 18.50 të datës 26.04.2023 përpara DVP Fier. Në datën 29.04.2023 ora 12.33 ky automjeti ëshët konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësja date.
XII. Me procesverbalin për kqyrjen dhe marrjen e provës material datë 05.05.2023 rezulton: Më datë 29.04.2023 është paraqitur për të kryer procedurate skanimit shtetasit Mikel Pici i datëlindjes 17.02.1991, drejtuesi i automjetit tip autobus me targa AB237DN në të njëjtën kohë dhe pronar i kompanisë “Keli Travel” si dhe shoferi i dytë ishte shtetasi Piro Rushi i datëlindjes 25.02.1966 ku pas skanimit, autobusi është markuar me shenjën “Red” në pjesën mbi gomat e prapme. Gjatë kontrollit të autobusit në pjesën e prapme tek korridori midis sediljeve është konstatuar se kapakët mbi motor i kishin vidat e reja. Pasi janë hapur kapakët është konstatuar se ata kishin peshë të rëndë dhe u vu re se nga pjesa e poshtme tek kapaku i parë kishte 8 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin mbështjellëse me ngjyrët të verdhë dhe shirita të kuqe dhe të zerzë, brenda të cilave dyshohet se kishte lëndë narkotike të llojit heroinë. Pasi u hap kapaku i dytë janë konstatuar 18 pako në formën drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin qese me ngjyrë të verdhë dhe me shirita te kuqe dhe të zinj brenda së cilave dyshohet se mund te ketë lëndë narkotike të llojit heroinë. Njëra prej pakove u hap dhe u mor monstër ku u bë testi me anë të një apartati të posacëm i quajtur “Agilent’ i cili shërben për të konstatuar nëse është apo jo lëndë narkotike. Kjo lëndë u peshua dhe pas peshimit rezultoi me peshën 13.75 kilogram sëbashku me ambalazh.
XIII.
XIV. Në funksion të hetimit është vendosur kryerja e ekspertimit kimik të lëndës. Nga akt nr.4664 rezulton se materialet objekt ekspertimi treguan për prani të heroinës. Pesha totale e materialeve me ambalazh ishte 13.630 gram, pesha e materialeve pa ambalazh ishte e pamundur të realizohej teknikisht.
XVI. Është kryer ekspertimi kimi i lëndës së sekuestruar shtetasit Mikel Pici. Nga akt nr.4098, rezultoi se për materialin objekt ekspertimi tregoi për prani të Kokainës. Pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.217 gram.
XVII.
XVIII. Është kryer ekspertimi toksikologjik për shttasin Mikel Pici. Nga akti ekspertimi nr.1484 rezulton se në mostrën e urinës marrë shtetasit Mikel Pici u zbulua prania e produkteve të metabolizimit të Cocainës në organizmin e njeriut.
XIX.
- Është kryer eskpertimi biologjik. Nga akti nr. 6216 rezulton se nga mostrat biologjike të përgatitura nga pakot e presuara dhe ambalazhuara me natriban të verdhë në qesen me numër serial unik C3000122 të marra në vendngjarje prova materiale, objekt eskpertimi u përftuan profile gjenetike të pjesshme të pavlefshme. Nga monstrat biologjike të përgatitura nga pakot e presura dhe ambalazhuara me natriban të verdhë në qesen me numër serial unik C3000123 marrë në vendngjarje prova materiale 2, objekt ekspertimi u përftuan profile gjenetike të pjeshme të pavlefshme.
XXI.
XXII. Është kryer ekspertimi daktiloskopik-vlerësues. Nga akti nr.4385, rezultoi se në qeset transparente dhe pakot e tyre objekt ekspertimi të fiksuara në cilësinë e provës materiale nuk u përftuan gjurmë papilare të vlefshme për identifikim.