Timo Werner mund të ndërojë sërish skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollisti gjerman i cili momentalisht po luan për Tottenhamin në formë huazimi nga skuadra e Leipzigut, mund të përfundojë në Manchester United.
Të kuqtë nga Anglia janë në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri dhe gjermani thuhet që është në listën e tyre.
Në anën tjetër, Tottenham ka mundësinë për të blerë lojtarin për 15 milionë funte kur të skadojë huazimi i tij.
Skuadra e Londrës Veriore ka rënë dakord që t’ia paguaj rrogën e plotë sulmuesit 26-vjeçar kur ai nënshkroi një marrëveshje huazimi me Spurs që do të zgjaste deri në fund të sezonit aktual.