Berisha: Rendi e siguria ka marrë përmasa dramatike, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve

Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar e ka vënë theksin tek situata e rëndë kriminale në vend.

Sipas Berishë vetëm në dy ditët e fundit janë katër atentate në vend, e kjo ka ndodhur sepse në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin.

Berisha: Mirëmbrëma dhe mirënjohje më të pakufishme për ju misionarë të vërtetë të lirisë, shpresës dhe dinjitetit. Një falënderim të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, të cilët me fjalimet e tyre sonte dhe çdo natë, frymëzojnë shqiptarët. Beteja pa kthim e opozitës shqiptare është një betejë historike. Është një betejë epike, e pashembullt në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt.

Bardhi: Rendi e siguria ka marrë përmasa dramatike, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve

Asnjë vend ish-komunist, në të cilin diktaturat u përmbysën, nuk pësoi pas 32 vitesh si Shqipëria, rivendosjen e një diktature më të keqen, më të shëmtuarën, më të pamëshirën midis të gjitha diktaturave. Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit. Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë.


Shtuar 15.03.2024 20:10