Tetë fëmijë dhe një grua, kanë humbur jetën, pasi konsumuan mish të breshkave të detit në arkipelagun e Zanzibarit.
Sipas Skynews, të dielën se në spital janë shtruar 78 persona pasi u ushqyen me këtë lloj mishi, që në brigjet e Afrikës Lindore thuhet se përgatitet me delikatesë.
Por, ngrënia e breshkave të detit të kontaminuara mund të shkaktojë kelonitoksizëm, një lloj helmimi i rrallë ushqimor që mund të shkaktojë vdekjen.
Haji Bakar, zyrtar i spitalit në Mkoani ka njoftuar se pacientët kishin ngrënë mish të martën.
Autoritetet kanë bërë thirrje të shmanget ky mish.
Zanzibari shtrihet 35 kilometra nga brigjet e Afrikës lindore-qendrore.
Ai është pjesë e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë dhe numëron mbi 700 mijë banorë.