Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar se nëse një njeri mund ta nxjerrë klubin e tyre nga situata e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen, atëherë ai është presidenti i tyre aktual Joan Laporta.
Të enjten, Laporta bëri tri vjet si president gjatë periudhës së tij të dytë në klub, dhe Blaugranët duken sikur do të duhet të bëjnë shitje të mëdha në mënyrë që të balancojnë librat financiar këtë verë.
Laporta shkroi një letër të hapur për fansat, duke shpjeguar se ishte krenar për punën që kishin bërë dhe se në përgjithësi, ai mendonte se kishin bërë mirë për t’u rikuperuar nga ku ishin.
I pyetur për mandatin e tij, Xavi kishte vetëm gjëra pozitive për të thënë për presidentin Laporta.
“Epo, nga brenda bëj një vlerësim shumë pozitiv. Pa dashur të kritikoj, mendoj se presidenti e gjeti veten një klub në një moment shumë të vështirë ekonomik, edhe në nivel institucional dhe sportiv… Mendoj se po bëhet një punë e mirë”.
“E thashë tashmë. Ata janë në gjysmë të rrugës për të bërë diçka të madhe. Për mua Laporta është presidenti më i mirë në historinë e Barcelonës dhe ai duhet ta dëshmojë këtë përsëri”.
“Ai është i kualifikuar, është lider, pozitiv… Nëse ka ndonjë person të kualifikuar për ta nxjerrë Barçën nga kjo situatë, është pikërisht Laporta”, ka thënë Xavi.
Pavarësisht afrimit të largimit të Xavit, këto fjalë mbështetjeje do të ndihmojnë që anëtarët të mbështesin presidentin. Ndërsa sezoni hyn në fazën e tij vendimtare, dhe Barcelona përballet me një verë pyetjesh, narrativa për Laportën ka filluar të ndryshojë pak muajt e fundit. /Telegrafi/
"I think it’s been very positive. The president came back into the Club at a very difficult moment. He is the ideal person to take it down the right path."
🤝 Xavi on @JoanLaportaFCB’s three years as president pic.twitter.com/9tvYDM6hwz
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 7, 2024