Angli/ Mbytet varka e vogël, ndërron jetë 7-vjeçarja

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një vajzë shtatëvjeçare , pasi një varkë e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore. Zyrtarët thanë se anija mbante 16 emigrantë kur u mbyt, disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk.

Autoritetet lokale thanë në një deklaratë se “Varka nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz”,

Autoritetet gjithashtu shtuan se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk. Autoriteti lokal Préfet du Nord tha se policia dhe zjarrfikësit u lajmëruan për varkën e përmbysur, nga një këmbësor.

Në një deklaratë u tha se zyrtarët besonin se anija ishte me siguri e vjedhur dhe nuk ishte mjaft e madhe për të mbajtur numrin e njerëzve në bord. “Një çift, origjina e të cilëve po përcaktohet, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord”, thanë nga Préfet du Nord.

“Vajza e vogël e çiftit, 7 vjeçe, vdiq nga mbytja”.

Préfet du Nord tha se dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël u dërguan në spital, por gjendja e tyre nuk ishte kërcënuese për jetën. Prokurorët në Dunkirk thanë gjithashtu se disa persona janë në paraburgim për incidentin, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Kjo vdekje vjen pasi tre emigrantë vdiqën të mërkurën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez, pasi varka e tyre u gjend në vështirësi. Kjo ishte një nga disa incidente, me gjithsej 249 persona të shpëtuar gjatë gjithë ditës. Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit.


Shtuar 3.03.2024 22:10