Sulm me armë në Itali, plagosen dy të rinj shqiptar. Dyshohet për larje hesapesh

Dy të rinj shqiptarë, të cilët janë dënuar më parë për lëndë narkotike, janë plagosur me armë zjarri në Itali, në Via Casilina.

Ata janë qëlluar të paktën katër herë ndërsa ndodheshin në një makinë me qira.

Plumbat i kanë prekur në këmbë dhe të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata në periferi të Romës.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë mundësinë e një hakmarrjeje për çështjet e lidhura me drogën.


Shtuar 3.03.2024 21:59