Sondazh: Trump ka avantazh me 4% më shumë se Biden në zgjedhjet presidenciale

Sondazhi i publikuar nga New York Times tregon se nëse zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara do të mbaheshin sot, ish-presidenti Donald Trump do të kishte një avantazh prej 4% mbi Presidentin aktual Joe Biden. Ndër të anketuarit që thanë se do të votonin, 48% shprehen se do të votonin për ish-presidentin Trump, ndërsa 44% thanë se do të votonin për Presidentin Biden. Ndër të regjistruarit për të votuar, Trump ka mbështetjen e 48% të anketuarve, ndërsa Biden ka 43%.

Ndërsa në një krahasim me Nikki Haley, sfiduesja e fundit që e Donald Trump dhe Joea Biden, Haly kishte një diferencë ë të lartë me 9%. 46% e të anketuarve thanë se nëse Haley do të ishte kandidantja e republikanëve për presidencës do të votonin atë, ndërsa 37 % zgjodhën Bidenin. Sondazhi pasqyron një rënie të popullaritetit të Biden vetëm 9 muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024. Biden përballet me pyetje në rritje në lidhje me moshën e tij të avancuar dhe aftësinë njohëse, sulmet ndaj imigracionit dhe zhgënjimin në rritje për trajtimin e tij të luftës në Gaza.

Shifrat e sondazhit tregojnë se Joe Biden po përballet me një nivel të lartë të mosmiratimit nga votuesit, duke paraqitur një nga nivelet më të larta të shprehur ndonjëherë në sondazhin e New York Times gjatë presidencës së tij. Një pjesë e madhe e demokratëve gjithashtu shprehën dyshime në lidhje me faktin nëse Biden duhet të jetë kandidati i tyre.


Shtuar 2.03.2024 18:25