Ka qenë një mëngjes krejt i pazakontë, ai i sotmi në zonën pranë qendrës së Tiranës, të cilat janë vizituar nga një cakall.
Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilët kanë njoftuar fillimisht Policinë Bashkiake.
Cakalli, i trembur edhe nga njerëzit, është strukur në një prej lokaleve të zonës.
Gjitari është një kafshë e pazakontë në rrugët e qyteteve dhe nuk dihet se si ka përfunduar në qendër të Tiranës, por mendohet se ka qenë në kërkim të ushqimit.
Në vendin ku ndodhej cakalli, ka mbërritur ekipi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i Bashkisë së Tiranës, duke e futur atë në një kafaz.