Pas divorcit me Princ Lekën, ky veprim i Elia Zaharias po ngre dyshime

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia, ka qenë një nga temat më të komentuara në media kohët e fundit.

Disa ditë më parë, princ Leka dhe Elia Zaharia, konfirmuan fundin e martesës së tyre.

“Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon”, kështu njoftoi Elia Zaharia divorcin me Princ Lekën, pas një zhurme të madhe mediatike.

Ndërkohë që Princ Leka, ka vazhduar jetën e tij dhe lidhjen e re të dashurisë, një detaj nga profili i Elia Zaharias në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen.

Aktorja zgjedh ende të prezantohet me mbiemrin e Princit, si Elia Zaharia Zogu.

Të jetë vallë një neglizhencë në gjithë këtë bujë të madhe lajmesh dhe diskutimesh për ndarjen e tyre?

Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze 3-vjeçare, Gerladinës.


Shtuar 20.02.2024 15:49