Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse në Vorë.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në Marikaj.
Mësohet se një sasi e vogël lëndë plasëse, ka shpërthyer në portën e oborrit të një shtetasi.
Si pasojë e shpërthimit, raportohet për dëme materiale.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi:
“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së një shtetasi, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.