‘Oppenheimer’ kryeson mbi ‘Barbie’ fiton 7 çmime BAFTA

“Oppenheimer” ishte një ndër fituesit më të mëdhenj në ceremonin e EE BAFTA 2024, me shtatë çmime. Saga historike e bazuar në jetën e fizikanit teorik amerikan J. Robert Oppenheimer u nominua për gjithsej 13 çmime dhe ishte triumfuese në shtatë kategori në ceremoninë e së dielës.

Cillian Murphy u shpall aktori më i mirë për rolin e J Robert Oppenheimer, i njohur si babai i bombës atomike, ndërsa Robert Downey Jr fitoi aktorin më të mirë dytësor.

Ndërsa filmi “Barbie”, me fitimet më të mëdha të vitit, doli pa asgjë nga pesë nominime. Regjisorja e Barbie, Greta Gerwig, nuk arriti të nominohej për regjinë as për çmimet BAFTA, as për Oscar, që u komentua nga shumë si një mohim i madh.

Aktorja më e mirë Emma Stone u shpall për filmin ‘Poor Things’.

Lista e fituesve

Filmi më i mirë: Oppenheimer

Aktorja më e mirë: Emma Stone – Poor Things

Aktori më i mirë: Cillian Murphy – Oppenheimer

Aktorja më e mirë dytësore: Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers

Aktori më i mirë dytësor: Robert Downey Jr – Oppenheimer

Regjisori më i mirë: Oppenheimer – Christopher Nolan


Shtuar 19.02.2024 11:29