Francë/ Ish-presidenti, Nicolas Sarkozy dënohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore në 2012-ën

Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi dënimin për ish-presidentin e vendit, Nicolas Sarkozy nën akuzën e financimit të paligjshëm të fushatës së tij në vitin 2021, por dënimi iu përgjysmua me 6 muaj burg që i është konvertuar me 6 muaj ‘arrest shtëpie’ nën mbikëqyrje elektronike.

Nga 1 vit që duhej të vuante në burg ish-presidenti do të kryejë vetëm gjysmën e kësaj kohe i izoluar. Mediat e huaja shkruajnë se Sarkozy u dënua për çështjen e ashtuquajtur “Bygmalion”, lidhur me financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2012 .

Sipas gjykatës, është provuar se Sarkozy ka fshehur shpenzimet e tepërta të paligjshme në fushatën e tij të rizgjedhjes 2012, ku u mund nga socialisti Francois Hollande.

 


Shtuar 14.02.2024 16:50